FAIL (the browser should render some flash content, not this).
FAIL (the browser should render some flash content, not this).    

HISTORIKU PORTIT

Porti detar Shengjin,ndodhet ne pjesen veriore te Republikes se Shqiperise,dhe eshte porti i vetem ne kete zone.
Porti mban emrin e qytetit me te njejtin emer “Shengjin”.
Pas viteve 90 i eshte kushtuar rendesi zhvillimit te ketij porti duke u nisur nga pozicioni i favorshem gjeografik,per te perballuar zhvillimin e gjithe zones se veriut dhe me gjere. Keshtu volumi i perpunimit te mallrave ne kete port eshte 5 fishuar,krahasuar me vitet e para te 90.
KLIKO PER ME SHUME... ead more...

Projekti Perfundimtar

projekti

Grafiku Investimeve

investime

Ne vitin 99 eshte hartuar masterplani i zhvillimit te portit Shengjin i cili eshte hartuar nga Instituti i Studimeve te Transportit prane Ministrise se Puneve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit dhe i financuar nga Banka Boterore.

Ky masterplan eshte rishikuar ne vitin 2005 dhe eshte dokumenti baze per investimet qe nga viti ne vit jane rritur.

Eshte parashikuar qe investimet per zbatimin e ketij master plani te zbatohen ne tre faza:
Faza e pare,deri ne vitin 2000,edyta deri ne vitin 2010 dhe e treta deri ne vitin 2020.
Aktualisht po zbatojme investimet qe lidhen me fazen e dyte te zbatimit te masterplanit.

ESHTE PARASHIKUAR QE NE KETE PORT TE ZHVILLOHEN TRI LLOJE AKTIVITETESH

-Aktiviteti i peshkimit.
-Aktiviteti i transportit te pasagjereve.
-Aktiviteti i ngarkim shkarkimit te mallrave te ndryshme.

Investimi per zonen e peshkimit eshte i perfunduar pavaresisht se numuri i anijeve te peshkimit eshte rritur jashte parashikimeve.Sot ky aktivitet administrohet nga Ministria e Mjedisit.
Per sa i takon aktivitetit te transportit te pasagjereve,pjesa me e madhe e investimeve kane perfunduar.Keshtu,ka perfunduar ndertimi i kalates per ankorimin e tragetit te pasagjereve,ka perfunduar thellimi i asaj pjese te basenit ku do te ankorohet trageti deri ne thellesine 7.35 m,ka perfunduar edhe objekti per kontrollin e dokumentacionit dhe te hyrje daljeve te pasagjereve dhe te automjeteve.

-Lidhur me aktivitetin e ngarkim shkarkimit te mallrave,qe eshte aktualisht aktiviteti kryesor nga ku burojne te ardhurat e portit,disponojme  nje kalate me kapacitet mbajtes 3ton/m2,me gjatesi 80 ml,gjeresi 15ml,thellesi 7.35ml dhe ne gjedje pune ne te dyja anet njekohesisht.
Per shkarkimin e mallrave qe jane te natyres,cimento,hekur,tulla perdorim autovinca me kapacitet ngrites deri 20 ton.
Per ngarkim te inerteve egziston nje transportier me kapacitet 100 ton/ore.Volumi total i ngarkim shkarkimit te mallrave,luhatet 300 000 -350 000 ton ne vit.
Ne kete sasi perfshihet edhe shkarkimi i karburanteve,qe eshte nje aktivitet i perkohshem per portin tone.
Me perfundimin e punimeve te rruges Durres Morine,nje fluks i madh i levizjes se mallrave dhe njerezve pritet ti drejtohen Portit te Shengjinit,duke u nisur nga fakti se largesia e ketij Porti me kete rruge eshte vetem 15 km.

portofshengjin.Com © 2009 All rights Reserved